Kujdesi ndaj klientëve

LIRIMI GROUP filloj punën menjëherë pas lufte me renovimin e shtëpive të shkatërruara nga lufta, por zyrtarisht u regjistrua si biznes më 09.10.2000 nga familja Thaçi nga Malisheva.
Në fillimet tona ne u përballem me sfida të shumta si çdo kompani tjetër pas lufte, si:
– Mungesën e investimeve;
– Mungesën e mjeteve të punës;
– Mungesën e kuadrit professional – të profilizuar;
– Mungesën e një tregu stabil të punës.

Por, ne filluam me hapa të ngadalshëm e të sigurt që të zhvillojmë kapacitetin tone që më vonë u shëndërruan në primat në raport me kompanitë tjera. LIRIMI GROUP në fillim punonte në konstruksionet e vrazhda të fushës së ndërtimit, si: Objekte banimi, Shkolla, Spitale, dhe Ndërtime të larta.
Në vitin 2003 hapëm edhe puntorinë për përpunimin e mermerit dhe granitit gjë që mundësoj rritjen e kapitalit, duke vazhduar me inkuadrimin edhe në sektorin e prodhimit të dyerve dhe dritareve nga plastika dhe alumini gjatë vitit 2005.

Përkundër këtyre arritjeve solide, objektivi ynë ishte që të rrisim kapacitetet prodhuese dhe numrin e puntorëve në përmasa rajonale. Gjatë vitit 2006 ne themeluam edhe sektorin e kryerjes së punëve finale.

Gjatë muajit Shkurt 2014, ne themeluam edhe fabriken për prodhimin e ambalazheve nga letra, konkretisht thasëve dhe qeseve për përdorime ushqimore dhe industrive tjera.

Sot kompania jonë ka mbi 100 puntorë me një staf profesional që përfshinë inxhinierë të ndërtimtarisë, ekonomistë, konsulent juridik, menaxherë marketingu, dhe shumë puntorë të kualifikuar për veprimtari të caktuara.

Si mund të blej në platformën tuaj?
Procesi i blerjeve  është shumë i thjeshtë. Pasi ta keni hapur faqen me përmbajtjen e specifikave të produktit, ju duhet të klikoni në hapësirën “Shto në shportë” dhe të vazhdoni me procesin e blerjes nëpërmjet butonit “Bëje porosinë”.

Cilat janë mundësitë e pagesave?
Për tu ofruar lehtësi në pagesat tuaja, ofrohen disa mënyra të pagesave për produktet e dëshiruara.
– Përmes kartelave bankare (nga secila bankë)
– Duke paguar me para në dorë kur bëhet pranimi i produktit.

Me çfarë valuta mund të bëj pagesën?
Pagesat pranohen vetëm me euro.

A mund të përdor më shumë se një kod promocional për një porosi?
Jo, vetëm një kod mund të aplikohet për porosi.

Si mund ta bëj porosinë?
Porosinë mund ta bëni vetëm online direkt në faqe. 

A duhet të regjistrohem për të bërë porosi?
Jo, regjistrimi nuk është i obligueshëm.

Si ta shfrytëzoj kodin promocional?
Gjatë procesit të blerjes, te hapi i parë “Të dhënat e porosisë” është hapësira “Gift Card dhe Kodi Promocional” në të cilën mund ta shkruani kodin që posedoni dhe në fund të klikoni në butonin “Apliko”, në mënyrë që diferenca të largohet nga totali i porosisë.

A mund të blej në emër të kompanisë?
Patjeter, ju lëshojmë dhe faturë të rregullt për porosinë që bëni, mjafton të shënoni të dhënat e biznesit te të dhënat e porosisë (emrin ligjor të biznesit dhe numrin fiskal), pas porosisë do t’ju dërgojmë profaturën në email, ndërsa faturën e rregullt e pranoni bashkë me porosinë tuaj.

Ku bëhen porositë dhe ku gjendet porosia ime në faqe?
Porositë bëhen duke klikuar “Shto në shportë” në faqen e produktit. Porositë tuaja mund t’i shihni kur të keni klikuar mbi llogarinë tuaj në të djathtë “Emri Mbiemri” dhe pastaj te hapësira “Porositë”.

Kur anulohen porositë nga ne?
– Nëse për çfarëdo arsye porosia e bërë është e dyshimtë, atëherë bëhet anulimi i porosisë dhe dërgohet një email informues lidhur mbi anulimin e porosisë.
– Nëse ju kemi thirrur në telefon për të konfirmuar porosinë e bërë dhe nuk jeni lajmëruar, atëherë ajo porosi do të anulohet, ku edhe do të njoftoheni përmes emailit.
– Nëse adresa e shënuar nuk përmban të dhënat e sakta për vendndodhjen tuaj dhe nëse edhe pas kontaktimit nuk ofroni informatat e nevojshme shtesë, atëherë ajo porosi do të anulohet.
– Nëse dy herë është tentuar që t’u sillet porosia në adresën tuaj dhe nuk keni qenë në shtëpi/zyre për ta pranuar atë, atëherë ajo porosi do të anulohet.

Si informohem që porosia ime është procesuar?
Nëpër secilin hap që kalon porosia, përdoruesi pranon e-mail për statusin aktual.

Nëse dua, si mund ta anuloj porosinë?
Duke na kontaktuar në cilindo kanal të komunikimit.

Si mund ta gjej një produkt?
Duke vendosur në hapësirën për kërkim kodin e produktit, emrin e tij, ose përmes filtrimit të specifikave për produktin që ju duhet.

Produkti që dua nuk është në stok, çfarë duhet të bëj?
Për produkte të caktuara ju mund të bëni porosinë që të prodhohen.

A është transporti me pagesë?
Varësisht nga sasia e produkteve dhe adresa mund të shikoni çmimin e transportit. Nëse porosia juaj është mbi vlerën 150€ atëherë transporti është falas në të gjithë Kosovën.

Nëse bëj porosi, për sa arrijnë produktet?
1. Transporti standard, që do të thotë se porosia e bërë nëse është në stok arrin për 2 deri në 3 ditë OSE për 8 deri në 14 ditë në raste të vonesave të mundshme.

Por, ju si klient e keni po ashtu mundësinë që të vini direkt në zyret tona për ta marr porosinë. Nga momenti që ne ju lajmërojmë me email se dërgesa juaj është gati, ju mund të vini ta merrni kurdo që ju konvenon juve (por brenda një limiti kohor).

A mund të bëhet transporti jashtë Kosovës?
Jo, transporti vlen vetëm brenda territorit të Republikës së Kosovës.

A mund ta caktoj kohën dhe ditën e saktë se kur mund të mbërrij porosia?
Po, paraprakisht mund të këshilloheni me Kujdesin ndaj Klientit apo ta shkruani kohën e përshtashme në hapësirën e komentit gjatë bërjes së porosisë.

A mund ta gjurmoj porosinë time?
Për çdo hap të porosisë do të njoftoheni përmes email-it, ndërsa për të parë statusin aktual të porosisë suaj, mund të klikoni në profilin juaj te opsioni “porositë”.

Si llogaritet koha e transportit?
Porosia hyn në proces vetëm pas konfirmimit nga stafi ynë dhe pas kësaj fillon llogaritja në bazë të orëve dhe ditëve të punës.

A mund të bëj sot porosi dhe të ma sjellni menjëherë?
Në shumicën e rasteve jo, por duhet të konsultoheni me kujdesin ndaj klientit.

Si ta kthej një porosi?
Porosia duhet të kthehet në zyret tona në afat prej 3 ditësh nga dita kur është blerë produkti, së bashku me paketim, dhe kupon fiskal/faturë në gjendje të rregullt nëse produkti nuk është i personalizuar për ju.

A mund ta kthej produktin, për të marr një tjetër?
Si blerës, keni të drejtë që ta ndërroni produktin me një tjetër (nëse produkti që keni porositur nuk ka formë, madhësi, model ose ngjyrë të njëjtë sikurse në faqe apo për arsye tjera) në afat prej 3 ditësh nga dita kur është blerë produkti, me kusht që produkti nuk është përdorur, është ruajtur pamja, vetitë përdoruese, vulat, etiketat e fabrikës, paketimi si dhe fatura fiskale.

A mund ta kthej produktin dhe të më ktheni pagesën e plotë?
Vendimi për kthim vendoset nga stafi teknik në bazë të gjendjes së produktit. Në rast se po, mund të kthehet vetëm nëse e keni paketimin, kuponin fiskal/faturën, dhe nuk e ka kaluar periudhën e lejuar kohore për kthim. Ndërsa, pagesa mund të kthehet vetëm brenda 5ditëve pas pranimit të porosisë, në të kundërten mjetet mbesin si kredi për blerjen e radhës.

Kam pranuar produktin e gabuar, çfarë duhet të bëj?
Në raste të tilla, njoftoni kujdesin ndaj klientit menjëherë.

Në porosinë e pranuar, mungon një produkt, çfarë duhet të bëj?
Në raste të tilla, njoftoni kujdesin ndaj klientit menjëherë.

Produkti i pranuar nuk është në gjendje të rregullt, çfarë duhet të bëj?
Në raste të tilla, njoftoni kujdesin ndaj klientit menjëherë.

Çfarë orari të punës keni?
Për çdo pranim apo kthim të porosisë, mund të na gjeni në zyret tona nga e hëna në të shtunën në këtë orar 8:00 – 17:00. Ndërsa për çfarëdo të dhëne, pyetje apo kërkese, ju mund ta kontaktoni Kujdesin ndaj klientëve në cilindo kanal të komunikimit çdo ditë të javës në oraret si më poshtë: 08:00-17:00 (Hëne-Shtune);

Kur vjen porosia?
Për ta parë saktë datën e arritjes mund të klikoni te porositë e mia ose të shikoni emailin të cilin e keni pranuar gjatë bërjes së porosisë.

Cilat janë mundësitë e pagesave?
Për tu ofruar lehtësi në pagesat tuaja, ofrohen disa mënyra të pagesave për produktet e dëshiruara.
– Përmes kartelave bankare (nga secila bankë)
– Duke paguar me para në dorë kur bëhet pranimi i produktit.

Si bëhet anulimi i porosisë?
Porosinë mund ta anuloni duke na kontaktuar në cilindo kanal të komunikimit më së largu 24 orë nga koha e porosisë nëse produkti nuk është në stok.

Sa kushton transporti?
Po, varësisht nga sasia e produkteve dhe adresa mund të shikoni çmimin e transportit. Nëse porosia juaj është mbi vlerën 150€ atëherë transporti është falas në të gjithë Kosovën.

A transportoni edhe jashtë vendit? Nëse po, ku?
Momentalisht transporti vlen vetëm brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Nëse i bëj dy apo më shumë porosi, a ka mundësi t’i sillni të gjitha në të njejtën kohë?
Nëse keni bërë më shumë se një porosi në kohë të ndryshme, ato do të ju arrijnë në datat e tyre përkatëse që u janë shfaqur në momentin që keni bërë porositë.

Nëse i bëj dy apo më shumë porosi në të njejtën kohë, a duhet ta paguaj transportin vetëm një herë apo aq sa është numri i produkteve?
Transporti paguhet në bazë të produkteve.

Si ta aplikoj kuponin për zbritje?
Gjatë bërjes së porosisë, tek opsionet e pagesës është mundësia për aplikimin e kuponit të zbritjes. Nëse kodi është aktiv, vlera e tij do të aplikohet si zbritje menjëherë.