Politika e Privatësisë

Ne si LIRIMI GROUP ofrojmë shërbimin e blerjes online e-commerce të cilat janë të bazuara në internet. Në platformën tonë ju mund të shfletoni, pëlqeni, vlerësoni, komentoni produktet e ndryshme.

Gjatë përdorimit të platformës sonë për blerje online ju ndani disa informata me ne. Ne jemi të përkushtuar maksimalisht në ruajtjen e privatësisë suaj në platformën tonë.

Në kuadër të kësaj Politike të Privatësisë do të hasni termat “LIRIMI”, “LIRIMI GROUP”, “NE” të cilat nënkuptojnë Lirimi Group sh.p.k.;

Poashtu, ju do të hasni në termat “JU”, “JUVE”, “KLIENTI” që nënkupton pa u kufizar: përdoruesit, blerësit, klientët, apo të gjithë të tjerët që në mënyrë direkte apo jo-direkte përdorin platformën tonë.

Politika e Privatësisë aplikohet për secilin produkt, aplikacion, ueb-faqe apo shërbim tjetër (përgjithësisht i referohemi si shërbimet), që është lansuar, menaxhohet apo është pronësi e Lirimi Group.

Duke shfrytëzuar apo përdorur shërbimet që ne ofrojmë, ju pranoni dhe pajtoheni me kushtet dhe termet e kësaj Politike të Privatësisë, njëkohësisht autorizoni Lirimi Group që të bëjë mbledhjen, përpunimin, përdorimin, transferimin, shpalosjen, ruajtjen dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale siç specifikohet në këtë Politikë të Privatësisë dhe ligjet në fuqi. Nëse ju nuk jepni apo siguroni informacionin që kërkojmë, ne mund të mos jemi në gjendje të ofrojmë të gjitha shërbimet tona për ju.

Ne mund ta plotësojmë dhe ndryshojmë këtë Politikë të Privatësisë në çdo kohë duke i përditësuar plotësimet dhe ndryshimet në ueb faqen tonë.

Për më tepër nëse plotësim-ndryshimet në Politikën e Privatësisë janë të natyrës thelbësore, mospajtimi i juaj mund të çojë në ndërprerjen e marrëdhënies kontraktuale me ju.

Ne mund të mbledhim të dhënat dhe informatat tuaja personale (përfshirë edhe pajisjet e ndryshme) gjatë kohës kur ju: Shfrytëzoni shërbimet që ne ofrojmë, regjistroheni për hapje të llogarisë tek ne, përditësoni apo shtoni të dhënat personale në llogarinë tuaj, komunikoni me ne në lidhje me shërbimet tona dhe rastet tjera siç mund të jenë të specifikuara si më poshtë në këtë Politikë të Privatësisë.

Ne mund të mbledhim të dhënat tuaja personale në rastet kur ju i ofroni për ne si në vijim:

  • Informatat identifikuese siç janë: emri dhe mbiemri, adresa, numri i telefonit, fjalëkalimi apo e-mail adresa, kur ju regjistroni për një llogari me ne;
  • Përmbajtje tjetër që ju gjeneroni apo që është e ndërlidhur me llogarinë tuaj (siç është shtimi i një artikulli në shportë);
  • Informacionet e adresës se dërgesës apo adresës së faturimit dhe informacione të tjera të përdorura nga ju për të blerë ndonjë produkt apo shërbim;
  • Në disa raste, kur ju përdorni shërbimet tona, ju mund të ofroni informata personale siç mund të jenë: mosha, gjinia, interesat, përvoja, edukimi dhe preferencat tuaja;
  • Informata shtesë që kërkohen apo autorizohen nga ligjet e aplikueshme për të mbledhur dhe të procesuar me qëllim identifikimin dhe verifikimin e informacionit që kemi mbledhur nga ju.

Preferencat e juaja të marketingut, reklamave dhe komunikimit tuaj me ne. Këtë informacion ne e pranojmë nga pajisjet që ju i përdorni kur shfrytëzoni shërbimet tona, regjistroheni për një llogari te ne, përditësoni apo shtoni informata në llogarinë tuaj, participoni në diskutime apo chat-e, apo kur ju komunikoni me ne në lidhje me shërbimet tona. Ky informacion përfshin si vijon: ID-në e pajisjes tuaj apo numrin unik identifikues dhe llojin e pajisjes, sistemin operativ apo të ngjashme.

Informata mbi vendndodhjen gjeografike, nga IP adresa apo të shënimeve tjera të pajisjes.

Informatat e kompjuterit, siç mund të jenë statistikat e shikimit të faqeve nga ana e juaj, qarkullimi për apo nga sajtet e caktuara, linqeve, referimet URL, IP adresat tuaja, historinë tuaj të shfletimeve apo të dhënat tuaja të kyçjes në ueb faqet tona, apo partnereve tanë.

Termet e kërkimit apo filterët e përdorur.

Cookie eshte nje fajll standard qe vendoset në kompjuterin apo pajisjen e juaj. Ne mund te përdorim cookies apo teknologjitë e ngjashme për mbledhjen e informatave në lidhje me faqet që ju shikoni, linqet që ju klikoni, dhe veprimet e tjera që ju ndërmerrni në shërbimet tona, brenda reklamave tona apo përmbajtjes së e-mailit ne mënyrë që të ofrojmë shërbime sa më relevante. Edhe pse shumica e shfletuesve të internetit i pranojnë automatikisht cookies, ato gjithashtu ofrojnë mundësi të pranimit, lajmërimit apo refuzimit të tyre në momentin që tentohet vendosja e tyre në kompjuter apo pajisje. Gjithsesi një pjese e shërbimeve tona mund të mos funksionoje si duhet nëse ju i refuzoni cookies. Kur shfletuesi i juaj i internetit e lejon vendosjen e cookies, ne i përdorim edhe cookies për mirëmbajtje të sesionit edhe cookies të vazhdueshme në mënyrë që të kuptojmë më mirë se si ndërveproni me shërbimet tona, si: ofrimin e sigurisë se llogarisë, personalizimin e përmbajtjes qe ju shfaqim përfshirë reklamat apo ruajtjen e preferencave te juaja.

Ne nuk i mbledhim, ruajmë apo procesojmë të dhënat e kartelave bankare me të cilat mund të kryhet pagesa. Në raste kur procesimi i pagesave kryhet nga palët e treta kushtet dhe politikat e palëve të treta aplikohen.

Arsyeja e mbledhjes dhe përdorimit

Ne përdorim dhe ruajmë të dhënat tuaja personale të mbledhura nga ju për qëllimet si më poshtë:

  • Identifikimin tuaj për qasje te sigurte në shërbime tona;
  • Ofruar shërbime te personalizuara dhe relevante;
  • Për të përmirësuar shërbimet tona ndaj jush;
  • Për t’ju kontaktuar ne lidhje me llogarinë tuaj, si p.sh. dërgimi i e-mail për te vërtetuar llogarinë me e-mail apo SMS, apo për të ju kthyer përgjigje kur ju na kontaktoni neve;
  • Personalizimin e reklamave dhe komunikimeve tona për qëllime marketingu;
  • Parandaluar, zbuluar, zvogëluar, dhe hetuar aktivitet mashtruese dhe ilegale;
  • Qe teknikisht të kemi mundësi të ju shërbejmë, si dhe për testime të algoritmeve, për të përmirësuar eksperiencën e juaj dhe për të shfaqur reklama sa me relevante.

Ne ruajmë të dhënat tuaja personale për aq kohë sa është e nevojshme dhe janë të rëndësishme për ofrimin e shërbimeve tona, në përputhje me ligjet në fuqi. Përveç kësaj, ne mund të ruajmë të dhënat tuaja personale edhe pas mbylljes së llogarisë tuaj për të parandaluar mashtrimin, për të mbledhur ndonjë borxh të papaguar, zgjidhjen e kontesteve, për të zbatuar marrëveshjen tonë për Kushtet e Përdorimit, për të ndihmuar çdo hetim, dhe të ndërmarrë veprime të tjera të lejuara ose të kërkuara me ligjet e aplikueshme.

Në rastet kur nuk është më e nevojshme për ne për të ruajtur të dhënat tuaja personale apo kur shuhet qëllimi për të cilin janë mbledhur apo ruajtur të dhënat tuaja personale, ne bëjmë shkatërrimin e tyre në mënyrë të sigurtë në përputhje me ligjet nacionale për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale dhe politikave tona të brendshme.

Ne nuk i shesim te dhënat e juaja. Ne i përdorim te dhënat e juaja për të ju shërbyer më mirë juve si klient.

Ne përdorim ofrues të shërbimeve për të kryer funksione dhe ofruar shërbime në vendet ku ne operojmë. Shembull ne përdorim shërbime të ndryshme të palëve të treta që na ndihmojnë të operojmë ofrimin e shërbimeve tona, si hostimi i serverëve apo aplikacioneve tona, apo te na ndihmojë të kuptojmë përdorimin e shërbimeve tona, si Google Analytics, GoDaddy. Ne ndajmë informatat e pagesës me ofrues te shërbimeve për te procesuar pagesa, ndaluar, detektuar apo hetuar mashtrim apo aktivitete të ndaluara, ndihmuar zgjidhjen e kontesteve si kthimi i mjeteve apo inkasim i mëvonshëm, dhe çështje të tjera të pranueshmërise së kartelave të debitit apo kreditit.

Duke mos ju përmbajte asgjëje që është në të kundërt të kësaj politike të privatësisë apo kontrollit te cilat përndryshe mund t’ju kemi ofruar juve, ne ruajmë, përdorim, apo shpalosim te dhënat e juaja personale nëse besojmë që janë arsyeshmërisht të domosdoshme për të qenë në përputhje me ligj, procese rregullative, apo kërkesa qeveritare; për të mbrojtur sigurinë e cilit do person, për të mbrojtur sigurinë dhe integritetin e platformës tonë, përfshi ndihmën që të parandalojmë spam, abuzim, apo veprime të pa lejuara në shërbime tona, apo për të shpjeguar pse i kemi larguar përmbajtjet e llogarive prej shërbimeve tona; për të adresuar mashtrim, qështje të sigurisë apo qështje teknike; apo për të mbrojtur të drejtat tona apo pronën e atyre që përdorin shërbimet tona. Gjithsesi, asgjë në këtë politikë të privatësisë nuk ka për qëllim të ju kufizoje juve për mbrojtje ligjore apo kundërshtim që ju mund të keni ndaj palëve të treta, përfshi kërkesat e qeverive për shpalosje të të dhënave personale.

Në rast bashkimi, shkrirje, blerjes apo shitjes nga apo në një kompani tjetër, ne mund të ndajmë të dhënat tuaja personale me subjektin e ri të kombinuar në përputhje me standardet tona të përcaktuara në këtë Politikë të Privatësisë. Nëse një e gjë e tillë ndodhë, ne do të kërkojmë që subjekti i ri i kombinuar të zbatojë në përpikëri këtë Politikë të Privatësisë në lidhje me të dhënat tuaja personale.

Ne mbrojmë të dhënat tuaja duke përdorur masa të larta teknike fizike dhe administrative të sigurisë me qëllim të minimizimit të rrezikut nga ndonjë humbje, keqpërdorim, qasje e paautorizuar, zbulim dhe ndryshim. Disa nga masat mbrojtëse që ne përdorim janë firewalls dhe enkriptimi i të dhënave dhe nivele të larta të kontrollit dhe autorizimeve për qasje në të dhënat tuaja personale. Nëse besoni se llogaria juaj është abuzuar, ju lutemi kontaktoni menjëherë përmes e-mailit info@lirimi.com

Kjo Politikë e Privatësisë adreson vetëm përpunimin, përdorimin, transferin, shpalosjen dhe ruajtjen e të dhënave tuaja personale që ne i mbledhim nga ju. Nëse ju shpalosni të dhënat tuaja personale me të tjerët, ose në qoftë se ju jeni drejtuar në një faqe interneti të palës së tretë, do të zbatohen politikat, praktikat dhe njoftimet e tyre të privatësisë.

Ne ju inkurajojmë që para së të hyni në një transaksion apo para zbulimit të të dhënave tuaja personale me partnerin tuaj tregtar të vlerësoni me kujdes politikat e tyre të privatësisë dhe sigurisë.

Ne mund ta revidojmë kohë pas kohe këtë politikë të privatësisë. Versioni më i përditësuar do të rregullojë procesimin tonë të informative tuaja personale dhe gjithmonë do të jetë në  https://shop.lirimi.com/privacy-policy . Nëse bëjme ndryshime në këtë politikë, që sipas vlerësimit tonë është me peshë do të ju njoftojmë përmes faqes tonë ne facebook ose e-mail. Cila do mënyrë që përdoret për njoftim është zyrtare. Duke vazhduar te çaseni apo përdorni shërbimet pasi që këto ndryshime të hyjnë në fuqi ju pajtoheni me përditësimet.